Humbet Alki, por Hidi vlerësohet si heroPortieri Isli Hidi dhe mbrojtësi Blerim Rrustemi u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 44-t

Alki i Isli Hidit humbi 2-1 me Anorthosis Famagusta edhe pse ishte Lima që shënoi i parë për skuadrën e portierit të Kombëtares shqiptare në minutën e 13-të. Arjan Beqaj nuk luajti për Anorthosis për shkak të dëmtimit. Skopelitis (27') dhe Hamuar (45', me penallti) ishin dhe dy autorët e golave të Anorthosis.
Hidi ishte një ndër më të mirët në fushë, duke i mohuar Anorthosis gola të sigurt falë katër pritjeve të shkëlqyera në minutat 34', 62', 64' e 66. Një figurë të mirë sipas protathlima.com.cy bëri dhe Blerim Rrustemi, pavarësisht se ishte shqiptari që frenoi Hamuarin në zonën e rreptësisë, nga erdhi edhe goli i dytë i Anorthosis. Si Hidi ashtu dhe mbrojtësi Rrustemi u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 44-t.
E Diele, 16 Nentor 2008