"Kodi", Bosch: Ende hapesira per diskutim

Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch ka reaguar sot për herë të parë pas grevës së deputetëve për Kodin Zgjedhor.
I pyetur nga gazetarët për grevën e urisë së 10 deputetëve, Bosch ka theksuar se kodi i ri zgjedhor nuk duhet të diskriminojë asnjë parti politike.
Ai ka deklaruar se OSBE nuk ka ndërhyrë në reduktimin e numrit të komisionerëve dhe se kodi i ri zgjedhor është produkt i politikanëve shqiptarë.
Sipas Bosch ligji elektoral ka ende hapësira për diskutim dhe se formula aktuale mund të përfshijë të gjitha partitë.