E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djokoviç triumfon në Wimbledon

Tenisti serb Novak Djokovic ka mposhtur tenistin spanjoll Rafael Nadal duke fituar trofeun e sivjetëm të Wimbledonit.

Në finalen e meshkujve që u zhvillua të dielën, Djokoviç arriti të përmbushë ëndrrën e tij duke fituar me rezultat 3-1 në sete (6-4, 6-1, 1-6 dhe 6-3).

Serbi dominoi në dy setet e para, ndërkohë që Nadal u rikthye në setin e tretë për të shpresuar që ta rikthente rezultatin në favor të tij.

Mirëpo, Djokoviç arriti të fitojë setin e katërt dhe të shpallet kampion i turneut më të vjetër të tenisit në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›