Interi arrin marrëveshjen për Alvarez

Interi është shumë pranë transferimit të super mesfushorit të Velez Sarsfield, Ricky Alvarez, pasi besohet se zikaltërit kanë arritur marrëveshje të vlefshme prej 11 milionë euro me klubin argjentinas.
"Il Corriere dello Sport" shkruan se drejtuesit e Interit janë takuar me agjentin e Alvarez, ku besohet se tani është arritur marrëveshja edhe për detajet e kontratës, pasi zikaltrit arritën marrëveshje me Velezin.
Besohet se Alvarez ka rënë dakort që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin me përfitime prej 1.2 milionë euro në sezon, mirëpo kjo mund të bie në ujë, nëse Arsenali i ofron kontratë më të mirë 23 vjeçarit.