E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: E ardhmja ime është në PSG

Duket se eksodit të largimit të futbollistëve nga “Emirates” do ti bashkohet edhe menaxheri i këtij klubi.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, për televizion francez Alsace 20, ka dhënë një deklaratë në lidhje me të ardhmen e tij.

"Unë ende kam një kontratë tre-vjeçare me Arsenalin dhe e kam ndërmend të respektoj këtë marrëveshje. Është e vërtetë se projekti i ri i Paris Saint German (PSG) po më mahnitë. Të ardhmes nuk i dihet” theksoi Wenger

Ndërsa në lidhje me spekulimet e fundit të mediave për një kalim të tij, gjatë afatit kalimtar të verës në krye të klubit francez, pasi Wenger ditë më parë kishte pasur një takim me Sheikët e klubit francez, francezi deklaroi “këto janë thjesht intriga, thashetheme të mediave. Është e vërtet se jam takuar me zyrtarët e klubit parisien në një drekë-pune dhe atë për të vetmën arsye. E kjo arsye, ju siguroj se nuk ka të bëj me futbollin!".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›