Djourou s’ka frikë nga Mertesacker

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 17:20
Johan Djourou nuk frikësohet për vendin e tij në Arsenal pas ardhjes së Per Mertesackerit.
Qendërmbrojtësi zviceran është shfaqur i pasigurt në humbjen e thellë 8-2 nga Manchester United të dielën ndërsa klubi ka sjell si përforcim Mertesackerin nga Werder Bremen.
“Ju siguroj se kam fjetur pas humbjes. Morali im është i mirë dhe kam buzëqeshje në fytyrë. Ishte faj i të gjithëve. Ardhja e Mertesackerit mund të nënkupton rivalitet për mua. Por, jam mësuar me këtë, nuk frikësohem” tha Djourou për Daily Mail.