E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego synon tituj me Atleticon

Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 18:00

Përforcimi i ri i Atletico Madridit Diego synon tituj në Vicente Valderon.

Mesfushori brazilian kompletoi huazimin e tij njëvjeçar në Atletico nga Wolfsburg.

“Jam i lumtur që i jam bashkuar Atleticos, kam dashur të vij këtu sepse është një klub i madh dhe nuk mund të kem ardhur në moment më të mirë. Dua të fitoj çdo ndeshje që luaj. Shpresoj të fitoj tituj dhe sezonin e ardhshëm të luajmë në Ligën e Kampionëve” tha Diego pas prezantimit të tij.

Diego iu bashkua Atleticos pas mosmarrëveshjeve me trajnerin e Wolfsburgut Felix Magath në fund të sezonit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›