Djurgarden si Real Madridi

24-vjeçari me prejardhje nga Kosova, por me nënshtetësi suedeze, tregon arsyet pse zgjodhi Djurgardenin për ta vazhduar karrierën.
“Drejtuesit e klubit më kanë thënë se ata do të organizohen dhe do të kthehen në një klub dominues në Suedi qysh ishin disa vite më parë. Po ashtu, klubi synon që të bëhet një ekip që do të garojë edhe në Evropë. Edhe normalisht që unë zgjodha këtë klub pasi dua të udhëtoj me ta”, ka deklaruar Fejzullahu për uefaqen FotbollDirekt.se.
Fejzullahu e ka krahasuar lojën e skuadrës së tij të re me atë të kampionit aktual të Spanjës, Real Madrid. “Unë kam pëlqyer futbollin e kësaj skuadre. Mënyra se si Djurgarden luan futboll më kujton Real Madridin, i cili është ekipi im i preferuar”, theksoi Fejzullahu, i cili është i gatshëm të përballet me presion te skuadra e re.
Anëtari i përfaqësueses U-21 të Suedisë, i cili ka mbrojtur ngjyerat e ekipit suedez Majllby, ka filluar përgatitjet me skuadrën e re, derisa të hënën pritet të debutojë në ndeshjen kundër Sundsvallit.