E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga me ndeshje në ora 23:00

La Liga ka përgatitur risi për edicionin e ri 2012-13 që fillon më 18 gusht. Mes ndeshjeve të programuara në datat 18-20 gusht, tre prej tyre do të zhvillohen në ora 23:00.

Real Madrid dhe Barcelona nuk janë të përfshira në këtë ‘eksperiment’ por Mallorca-Espanyol (18 gusht), Levante-Atletico Madrid (19) dhe Real Zaragoza-Valadollid (20) do të luajnë deri pas mesnatës. Reagim i ashpër erdhi nga presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo.

“Është turp, ai që ka vendosur diçka të tillë duhet të dërgohet menjëherë në shtëpi”, tha Cerezo duke iu referuar udhëheqësve të Federatës spanjolle të Futbollit. Shoqata e klubeve pritet të organizojë një protestë në ditët në vijim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›