"Do bejme zgjedhje te lira"
TIRANE - Kryeministri Berisha garantoi zyrtarin e larte se Shqiperia do te permbushe standardet e kerkuara per zgjedhjet parlamentare dhe se senatore dhe vezhgues ceke jane te mirepritur per t'i ndjekur ato. Nderkohe qe Cekia garanton se do te mbeshtese Shqiperine ne procesin e integrimit ne BE dhe anetaresimin ne NATO gjate kohes qe ajo do te kete presidencen e BE-se. Kryeministri Berisha i uroi kryetarit te Senatit cek, Sobotka mireseardhjen, duke e konsideruar kete vizite nje kontribut te rendesishem ne marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve. Kryeministri, sheh tek Republika ceke nje shembull suksesi dhe mund te perfitoje nga eksperienca e saj ne nivele te ndryshme zhvillimi. Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e Cekise ne proceset integruese te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Kryetari i Senatit cek, zoti Sobotka shprehu vleresimet e larta per zhvillimin e Shqiperise ne vitet e fundit. Shqiperia, tha zoti Sobotka, do te kete mbeshtetjen e te gjitha institucioneve ceke ne proceset e integrimit ne NATO dhe ne BE. Ai tha se Protokolli per anetaresimin e Shqiperise ne NATO po shkon drejt ratifikimit me konsensusin e te gjitha forcave parlamentare ne Ceki. Persa i perket integrimit ne BE, Svobotka u shpreh se edhe per Cekine procesi i integrimit zgjati shume te teper, sesa integrimi ne NATO dhe se Cekia, si nje vend qe do te kete presidencen e BE-se, e konsideron Shqiperine nje element kyc per stabilitetin e Ballkanit dhe nje vend qe e ka ne natyren e tij te jete pjese e familjes evropiane.