E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, me kancelaren Merkel

Kryeministri Berisha u nis dje, me ftese te Kancelares gjermane Anxhela Merkel, per nje vizite dy ditore ne Republiken Federale Gjermane, i shoqeruar nga nje delegacion, pjese e te cilit jane ministri i Puneve te Jashtme Lulzim Basha, ministri i Financave Ridvan Bode dhe anetare te kabinetit te kryeministrit. Kryeministri Berisha do te pritet me nje ceremoni nga Kancelarja Merkel. Gjate bisedimeve me Kancelaren gjermane, teme kryesore do te jene marredheniet bilaterale ne te gjitha fushat, integrimi i Shqiperise ne NATO dhe BE, si dhe ceshtjet e rajonit. Gjate vizites se tij ne Gjermani, Kryeministri Berisha do te kete takime edhe me Ministrin e Jashtem Federal Frank Ealter Steinmeier dhe me ministra te tjere te kabinetit, ku do te kerkoje mbeshtetjen gjermane per integrimin e Shqiperise ne BE dhe ne strukturat euroatlantike. Kryeministri do te kryeje gjithashtu dhe nje sere takimesh me perfaqesues te biznesit gjerman. Nje takim i vecante do te jete ai me fondacionin "Konrad Adenauer", me perfaqesuesit e te cilit do te diskutohet bashkepunimi mes ketij fondacioni dhe Shqiperise. Kryeministri Berisha do te vizitoje edhe Essen-in e do te zhvilloje nje takim me perfaqesuesit e sipermarresve te medhenj ne kete qytet. Ku do te kerkoje ardhjen e investitoreve gjermane ne Shqiperi.

Kryeministri

Kreu i qeverise shqiptare ka kohe qe ka pritur nje vizite te Kancelares gjermane, Angela Merkel ne Tirane, duke e perseritur disa here ftesen. Por duket se ngarkesa e madhe e puneve, si dhe axhenda e ngjeshur per shkak dhe te krizave te forta ne Kaukaz, kane bere qe te shkoje vete Berisha ne Berlin per takim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›