E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do bllokojme dy partite e medha

"Te vegjlit" ne parim pro sistemit gjerman, por ende nuk ka nje vendim perfundimtar mbi kete ceshtje. Te mbledhur ne nje tryeze te perbashket, drejtuesit e te gjitha partive te vogla parlamentare kane marre ne shqyrtim draft-propozimet lidhur me reformen zgjedhore. Por, ne perfundim te diskutimeve mes tyre, perfaqesuesit e LSI, PBDNJ, PAD, PAA, PR, PDS, PSD, PLL, PBLD e PDR kane rene dakord qe firmosja e ketij dokumenti te behet ne ditet ne vazhdim, e nga ana tjeter kerkuan qe diskutimi per reformen zgjedhore te kthehet ne rrugen institucionale. Nderkohe, edhe pse ende nuk eshte firmosur drafti i perbashket per reformen zgjedhore, drejtuesit e ketyre partive jane shprehur ne mbeshtetje te sistemit proporcional te personalizuar, sistem ky i ngjashem me ate gjerman. Ne kete pike, partite e vogla paralajmerojne se do te perdorin cdo rruge te mundshme per te kundershtuar sistemet e tjera zgjedhore. Njekohesisht, "te vegjlit" i kane meshuar me force kerkeses per mbledhjen e komisionit te posacem per reformen zgjedhore. Pikerisht per kete arsye keto parti kane kerkuar mbledhjen e tij me daten 3 mars dhe mbylljen brenda muajit te debatit ne parlament per sistemin zgjedhor.
Gjithashtu, gjate takimit te djeshem, partite e vogla parlamentare nuk kane vonuar te paralajmerojne kundershtine e tyre per sistemin spanjoll te mbeshtetur nga partite e medha. Madje, ne draft-propozimin, qe pritet te nenshkruhet prej tyre, saktesohet se partite e vogla do te perdorin cdo rruge te mundshme per te kundershtuar sistemet e tjera zgjedhore, si ai spanjoll i propozuar nga PS, dhe i mbeshtetur dhe nga PD, duke filluar nga bllokimi i punes se komisionit per reformen zgjedhore. Per te vijuar me pas me bllokimin ne Kuvend te ligjit per reformen, amendimin kushtetues vetem me referendum. Njekohesisht, partite e vogla parlamentare do t'i bejne apel Presidentit per te iniciuar nje nisme te moderuar per reformen zgjedhore, si dhe nuk do te ngurrojne t'iu drejtohen edhe perfaqesive nderkombetare, si BE, OSBE-se dhe ODIHR-it. Presidenti i PAD-se, Neritan Ceka, duke folur ne emer te partive pjesemarrese ne takim, beri me dije se "partite do te shqyrtojne draftin per te dhene me pas mendimet e tyre lidhur me te. Partite e vogla permes qendrimit te tyre nuk kerkojne te imponohen per reformen zgjedhore, por nuk duan as t'u imponohet nje sistem qe nuk e mbeshtesin".
Arian Madhi
"Eshte anashkaluar veprimtaria e komisionit zgjedhor si institucioni i miratuar nga Kuvendi per te sjelle nje produkt. Ky nuk eshte nje alarm qe ne japim, dhe as nje takim nepermjet te cilit kerkojme te imponojme qendrimet tona, por ky eshte sinjal i nje bashkepunimi te plote per te arritur nje reforme te suksesshme"
Skender Gjinushi
Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, duke kerkuar nje zgjidhje ne rruge institucionale u shpreh se "sa i takon sistemit zgjedhor, shqetesimi dhe problemi eshte qe ai duhet te jete produkt i konsensusit dhe i komisioneve institucionale, ndaj dhe cdo zgjidhje duhet te jepet ne rruge konsensuale dhe institucionale".
Vangjel Dule
"Asnje sistem zgjedhor, cilido qofte ai, nuk do te na garantoje se pa karta identiteti nuk do te kemi te njejtat probleme, asnje sistem zgjedhor, cilido qofte ai, nuk na garanton ne se po te kemi komisione, te cilat mbizoterohen nga PS dhe PD nuk do te abuzohet me votat, sic eshte abuzuar deri me sot"
Propozimet
"Partite e vogla parlamentare, lidhur me reformen zgjedhore, propozojne sistemin zgjedhore gjerman, konkurrim mbi baze listash te hapura, vota mazhoritare per kandidatin te jete e unifikuar me voten proporcionale per partine qe ky kandidat perfaqeson, si dhe pragun 2,5 per qind".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›