Dashuria per shqiptaren, zhduket greku 23-vjecar
Kerkimet ne territorin grek per dy te rinjte nuk kane dhene rezultat. Dyshohet te kene hyre klandestine ne Shqiperi.
Nje 23-vjecar, nga Follorina, rezulton i humbur ne Greqi prej 11 ditesh, ndersa prinderit e tij kane vendosur ta kerkojne ne Shqiperi. Jorgos Tanos dyshohet se ka hyre klandestin ne territorin shqiptar, se bashku me te dashuren e tij shqiptare, e cila jetonte pa dokumente ne shtetin helen. Prinderit, qe kane bere denoncimin ne policine greke, kane deklaruar se ata nuk kane rene dot as ne gjurmet e vajzes, me te cilen shoqerohej djali i tyre, cka ka bere qe te kerkojne ndihmen e policise shqiptare. Megjithese greket po ndjekin disa pista hetimore, ku nuk perjashtohet vrasja, rrembimi apo pengmarrja, per momentin versioni me i besueshem ngelet ai i nje aventure dashurie, qe ka bere qe dy te rinjte te kapercejne kufirin e te fshihen diku.
Jorgos Tanos eshte larguar nga shtepia e tij mbremjen e dates 19 shkurt te ketij viti. Nga ajo dite, familjaret e te riut nuk kane marre lajme nga djali. Kerkimet ne territorin helen deri tani nuk kane dhene asnje rezultat. Nga te dhenat e para, qe munden te mbledhin familjaret, doli ne drite fakti se i riu grek ishte dashuruar me nje vajze shqiptare, nga fshati Arze, i rrethit te Devollit. Prinderit e djalit i kane treguar policise helene se ata e kane pare shpesh Jorgos ne shoqerine e vajzes, por nuk kane mundur dot ta gjejne pas zhdukjes se tij.
Policia e Korces eshte ngritur ne alarm pas te dhenave te ofruara nga homologet greke. Inspektore te shumte kane zbritur dje ne fshatin Arze, por kerkimet kane qene te veshtira, pasi askush nuk e dinte se cila ishte vajza. Te dhenat e ofruara nga homologet greke ishin teper te vaketa per te identifikuar te dashuren e grekut. Megjithate, policia e Korces beri te ditur dje se kerkimet jane shtrire edhe ne fshatra te tjere te Devollit, sidomos ato prane brezit kufitar. Prinderit e 23-vjecarit jane shprehur per policine greke se kjo aventure mund te rrezikoje edhe jeten e djalit te tyre, pasi ai ka probleme shendetesore dhe nuk eshte pajisur me ilace.
Kalimi klandestin per ne Shqiperi
Dyshimet e policise greke jane se 23-vjecari, nga Follorina, eshte larguar se bashku me shqiptaren. Nje nga mundesite e marra ne konsiderate nga policia eshte fakti se dy te rinjte mund te kene hyre ne Shqiperi. Nga verifikimi ne pikat e kalimit kufitar nuk ka rezultuar qe Tanos te kete kaluar kufirin, por prinderit e tij dyshojne per nje kalim klandestin. Kjo, pasi vajza nuk kishte leje-qendrimi ne Greqi dhe ndoshta nuk kane dashur te rrezikojne ne kufi. Nga ana tjeter, edhe 23-vjecari eshte larguar nga shtepia pa marre me vete dokumentet e identifikimit. Nuk dihet nese dy te rinjte kishin para me vete, cka mund t'u kete ndihmuar te ngrene "cerdhen" e tyre te dashurise ne ndonje cep te Shqiperise.
Cifti i zhdukur
Jorgos Tanos
23 vjec, nga Follorina
larguar nga shtepia mbremjen e 19 shkurtit
vajza shqiptare
e paidentifikuar
dyshohet se eshte nga fshati Arze i Devollit