E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi Me denimin tim po merret Sali Berisha

Deputetja Ngjarja po sqarohet ne nivel nderqeveritar. Kam njoftuar Berishen Bashen Nishanin Haxhinaston dhe Topallin

Sipas deputetes Albana Vokshi autoritetet e Kosoves abuzuan me detyren e tyre duke tejkaluar kompetencat e tyre


TIRAN - Deputetja Albana Vokshi ka kundershtuar policine dhe gjykaten kosovare duke i akuzuar ato se e kane futur ne kurth kur e kane ndaluar dhe me pas denuar me gjobe. Pas skandalit te ndodhur ne kufi nje jave me pare Vokshi ka kerkuar ndihmen e krereve me te larte te qeverise shqiptare duke i bere presion shtetit te ri te Kosoves qe te terheqe te gjitha akuzat.


Per kete ngjarje te shemtuar kam vene ne dijeni Kryeministrin e vendit Kryetaren e Parlamentit ministrin e Brendshem ministrin e Drejtesise ministrin e Puneve te Jashtme Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit. Ngjarja po sqarohet ne nivel nderqeveritar - tha deputetja e PD-se Albana Vokshi.


Duke pranuar ngjarjen e ndodhur me date 14 nentor 2010 teksa po shkonte ne Kosove per nje vizite te shkurter jo zyrtare me motren dhe dy mikeshat e saj Vokshi theksoi se ka kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet deri ne detaje duke identifikuar dhe vene para drejtesise si ata qe e planifikuan ashtu edhe ata qe e ekzekutuan kete incident.


Meqenese kjo ngjarje ndermjet te tjerash po sqarohet ne nivel nderqeveritar do te preferoja qe per momentin te mos jap me shume sqarime ne respekt te konfidencialitetit te procedurave te nisura - deklaroi Vokshi. Sipas saj disa autoritete kosovare te policise dhe gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore jo vetem si deputete por edhe si qytetare shqiptare.


Perfaqesuesja e mazhorances mohoi akuzat qe ka thyer rregullat dhe procedurat e policise kufitare Kosovare duke i sulmuar autoritetet e shtetit me te ri per moszbatim te drejtave te njeriut. Nuk eshte e vertete qe kam refuzuar kontroll te dokumenteve apo te makines me te cilen udhetoja e mbi te gjitha nuk eshte e vertete qe kam fyer cilindo zyrtar te policise kufitare kosovare - u shpreh Vokshi. Deputetja kerkoi zbardhjen e plote te shkaqeve qe sollen kete incident duke perfshire ne kete ceshtje gjysmen e qeverise shqiptare.


E mbeshteture edhe nga kryeministri dhe disa prej ministrave te qeverise Vokshi ka kercenuar institucionet kosovare qe te denojne veprimet e policise dhe gjykates ose ne te kundert ajo vete do te marre masa. Ne te kundert une personalisht do te bej publike detajet e hollesishme dhe rrethanat qe cuan ne kete ngjarje te jashtezakonshme. Do ta bej kete ne emer te mbrojtjes se emrit nderit moralit dhe dinjitetit tim - tha Albana Vokshi.


Implikimi i qeverise


Per te sqaruar situaten e krijuar midis autoriteteve te Kosoves dhe deputetes Albana Vokshi ka nderhyre edhe Kryeministri i vendit Kryetarja e Parlamentit ministri i Brendshem ministri i Drejtesise ministri i Puneve te Jashtme Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Madje vete Ministri Basha dhe kreu i Policise se Shtetit kane zhvilluar ne Kukes nje takim me homologet e tyre kosovare ne Kukes.

Pranimi i incidentit


shte e vertete qe ne kufirin me Kosoven ne Vermice ka ndodhur nje incident shume i rende me policine kufitare kosovare.


Disa autoritete kosovare te policise dhe gjyqesorit kane abuzuar dhe tejkaluar kompetencat e tyre duke thyer ligjet e duke mos respektuar asnje te drejte elementare themelore njerezore ndaj meje jo si deputete por si femer dhe si qytetare shqiptare.


Basha dhe kreret e policise shqiptare vizite ne Kosove per te bindur koleget se e kane gabim per Vokshin

Policia dhe Gjykata Vokshi eshte fajtore


Deklaratat e deputetes se PD-se Albana Vokshi bien ndesh me deklarimet e zyrtareve te larte te policise se Kosoves dhe me vendimin e gjykates se Kosoves te cilet e kane denuar ate se ka fyer punonjesit e policise.


Zevendeskomandanti i pikes se Kalimit Kufitar te Vermices Shaban Osmanollaj pohoi se deputetja Vokshi ka perdorur nje fjalor jo te hijshem ndaj autoriteteve te Kosoves. Nuk na lejohet qe te japim asnje prononcim lidhur me ngjarjen.


Per cdo gje drejtohuni zotit Shaban Guda ne Prishtine apo zyres se shtypit. Por si qytetar i ketij vendi dhe si shqiptar dua te them se zonja deputete ka perdorur ndaj nesh nje fjalor tejet te papershtatshem dhe te padenje edhe per nje qytetar te rendomte - theksoi Osmanollaj. Pas 8 ore qendrimi ne dhomat e shoqerimit Gjykata Komunale e Prizrenit e denoi deputeten me 250 euro duke e shpallur fajtore per fyerje ndaj policit ne kryerjen e detyres se tij zyrtare dhe e dyta per moszbatim te urdhrave te personit zyrtar.


Per te zgjidhur ceshtjen Vokshi diten e merkure ne Kukes shkoi edhe vete ministri Basha i shoqeruar me drejtuesit me te larte te policise se shtetit per te takuar homologun e tij.


Ministri i Brendshem ne detyre i Kosoves Bajram Rexhepi drejtori i Policise se Kosoves Reshat Maliqi ushtruesi i detyres se drejtorit te Kufirit Shaban Guda jane takuar ne Kukes me ministrin shqiptar te Puneve te Brendshme Lulzim Basha ministrin e Drejtesise Bujar Nishani drejtorin e Policise se Shtetit Hysni Burgaj drejtorin e Policise Kufitare Pellumb Nako etj. Per ta mbajtur te fshehte takimi u mbajt i fshehur dhe larg kamerave.


fare ndodhi me 14 nentor ne Vermice


Deputetja Albana Vokshi e shoqeruar nga motra dhe dy mikeshat e saj tentoi qe te kaloje piken kufitare me Kosoven ne Vermice pa treguar mjetin e identifikimit. Madje ajo nuk ka pranuar qe te zbatoje proceduren e kontrollit rutine ne kufi.


Meqe piken e kalimit kufitar kishte radhe ajo tentoi te kaloje piken duke tejkaluar te tjeret por eshte ndaluar nga pjesetaret e Policise Kufitare. Ka qene ky momenti kur ka filluar edhe perplasje midis deputetes Vokshi dhe autoriteteve te shtetit me te ri. Ju sdini gje - mesohet tiu jete drejtuar anetarja e grupit parlamentar Demokrat policit kufitar te Kosoves.


Fyerjet e deputetes shkuan edhe me tej ne drejtim te punonjesve te policise se shtetit aq sa detyroi autoritetet qe te marrin masen e arrestit dhe ta nxjerrin para ligjit. Ti qenke kafshe. Do ta shikoni ju se kush jam une - i ka thene ajo policit ne mesditen e se dieles se kaluar. Per keto gjeste Vokshi eshte mbajtur per tete ore ne dhomen e izolimit dhe me pas ka dale perpara gjykatesve. Edhe ne sallen e gjyqit ajo ka mbajtur te njejtin qendrim duke share togat e zeza te cilat e shpallen fajtore dhe e denuan me gjobe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›