Minoriteti grek organizohet ne nje parti te dyte

Dy parti greke ne zgjedhjet lokale te 8 majit 2011. Partia e re Mega do te futet e vetme ne zgjedhje
TIRAN - Qendrimi opozitar i PBDNJ-se ka detyruar te djathten shqiptare te stimuloje krijimin e nje partie te re qe mund te marre votat e minoritetit grek ne Shqiperi. Per kete arsye disa kohe me pare u krijua partia e re Mega e cila dje shperndau kartat e para te anetaresise ne Gjirokaster.
Ne ceremoni ishin te pranishem disa prej ish-figurave te larta drejtuese te PBDNJ-se dhe OMONIA-s si nenkryetari i pergjithshem i saj Thoma Mico anetari i kryesise ish-ministri i Punes Kosta Barka etj. Duke e cilesuar mbyllje te ciklit politik per Partine e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut drejtuesit e larte te kesaj force te re deklaruan se Mega do te perfaqesoje OMONIA-n e vertete.
Mega eshte zgjatimi i OMONIA-s se vertete. Ne nuk jemi kunder saj po kunder disa njerezve ne udheheqje te saj te cilet pasi e shperbene OMONIA-n e shiten ate tek interesat e partive politike shqiptare. Ata nuk punuan per te drejtat e minoritetit ne pergjithesi por per interesa te ngushta te tyre. Ne qe e krijuam OMONIA-n nuk mund ta pranojme me kete situate - u shprehen organizatoret.
Ata akuzuan drejtuesit aktuale te PBDNJ-se dhe te OMONIA-s se kane percare minoritetin grek sipas interesave te tyre partiake. Mega eshte partia qe do perbeje stacionin dhe rrugen politike te minoritetit grek. Para 20 vitesh themeluam organizaten OMONIA duke qene se nuk lejoheshin te krijoheshin parti politike me te njejtat aspirate.
Me pas krijuam Partine e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut e cila ne vend qe ta bashkonte minoritetin e percau ate pak me vone anetaret e saj u ndane ne Parti Socialiste dhe Parti Demokratike pastaj tradhtare e patriote - u shpreh Thoma Mico. Sipas drejtuesit te kesaj force Kristaq Kico Mega do te hyje e vetme ne zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit.