Volfart Gati te japim ekspertizen per zgjedhjet lokale
Kreu i ri i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart menjehere sapo ka marre misionin e tij ne Shqiperi kerkoi nga institucionet shqiptare te fillojne ne menyre urgjente pergatitjet administrative per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011. Deklarata e shefit te ri te OSBE-se ne vendin tone erdhi gjate takimit te djeshem ne Presidence me kreun e shtetit Bamir Topi.
Eumlshte thelbesore qe pergatitjet administrative te nevojshme per zgjedhjet vendore te 2011-s te fillojne sa me shpejt. Ato duhet te jene ne perputhje me rekomandimet me te fundit te OSBE/ODIHR-it. Prezenca e OSBE-se mbetet e gatshme per te dhene ekspertizen teknike te nevojshme ne rrethana te tilla u shpreh ambasadori Volfart. Ai e siguroi kreun e shtetit shqiptar se prezenca e OSBE-se do te vazhdoje te ndjeke synimin e saj gjitheperfshires ne perkrahje te demokratizimit shtetit te se drejtes dhe te drejtave te njeriut si dhe te fuqizimit te institucioneve demokratike ne perputhje me parimet standardet dhe angazhimet e OSBE-se. Kreu i ri i prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Volfart shprehu vleresimin e thelle te OSBE-se per rolin e Presidentit Topi si garant i Kushtetutes dhe i shtetit te se drejtes. Ambasadori Volfart shtoi se gjate kryesimit te tij prezenca e OSBE-se do te mbetet e angazhuar ne mbeshtetjen e metejshme te institucionit te Presidentit. Presidenti Topi pasi i shprehu mirenjohjen per ndihmesen dhe kontributin e vyer shumevjecar te OSBE-se ne demokratizimin e institucioneve shqiptare forcimin e shtetit te se drejtes mbarevajtjen e proceseve zgjedhore respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut dhe i uroi suksese ambasadorit Volfart ne permbushjen e misionit te tij te rendesishem. Ne kete takim bashkebiseduesit vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve mes institucioneve te Shqiperise dhe pranise se OSBE-se ne vend te cilat i kane sherbyer ecurise pozitive dhe konsolidimit te demokracise shqiptare. Nga ana e tij Presidenti Topi u shpreh se do te mbeshtese zotin Volfart ne misionin e tij edhe per ruajtjen e ketij niveli bashkepunimi te karakterizuar nga serioziteti dhe mirebesimi i ndersjelle. Kryetari i shtetit gjithashtu vleresoi mbeshtetjen e OSBE-se ndaj prioriteteve te Shqiperise ne kuader te integrimit ne Bashkimin Europian ndersa vuri ne dukje se Shqiperia eshte e interesuar per te rritur angazhimin dhe pergjegjesine e saj ne OSBE duke promovuar vlerat e shoqerise dhe te kultures shqiptare.