E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do marr pjesë në zgjedhjet lokale, por s’do e njoh humbjen, se më rrezikohet karriera”

Hipokrizia e Edvin Ramës

Marrëzia e kryesocialistit në detyrë, Edvin Kristaq Rama, s’ka të sosur. Kur duhen të paktën edhe 7 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore, Rama ka deklaruar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se s’ka ndërmend të marrë pjesë në to, madje duke u shprehur me ironi se gazetarët dhe mediat në vend, i referohen komenteve të kafeneve të Tiranës, kur flitet mbi një pjesëmarrje të mundshme të PS-së në zgjedhje. E thënë shkurtimisht, nuk njeh zgjedhjet vendore, pa u zhvilluar ende.
Endja pas efekteve absurde të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, kryetari i socialistëve, s’po kapërdin dot dozat e rënda të gjobës së socialistëve dhe sajon të tilla tendenca që janë jo vetëm të turpshme, por njëherazi një tallje e qartë me elektoratin në përgjithësi dhe socialistët në veçanti. Skarciteti mendor i këtij lideri të papjekur, tru-tharë, karikaturesk dhe qesharak, arrin deri në atë nivel sa thotë se s’ka interes për zhvillimet politike në vendin e tij dhe as kur bëhet fjalë për zgjedhje, porsa kohë vazhdojnë të jenë të mbyllura kutitë e 2009-ës. Qëndrim ky, që s’është as surprizë dhe as i paralajmëruar, por duke ditur se Edvini ka muaj të tërë që bashkëjeton me vegimet të kutive të zgjedhjeve të 2009-ës, s’ka mëdyshje të konsiderohet si i mirëqenë alibia e Ramës, për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
Frika e tij konkrete, lidhet me një humbje të sigurt të Bashkisë së Tiranës dhe një lëkundje e votave në rang kombëtar, duke ditur se socialistët kanë humbur ndjeshëm terren. Vënia përballë një kandidature të fortë nga ana e mazhorancës, shkakton një paralizë të frikshme në radhët e ylberistëve, të cilët edhe pse i shtuan kokat e tyre, përmes adoptimit të një tjetër humbësi nga zgjedhjet e 2009-ës, Erjon Veliaj, nuk e çon karikaturën e socialistëve në pozitat e favoritit. Në këto kushte, teksa mundësia për të ripërtëritur Bashkinë e Tiranës dhe fryrjen e xhepave nga fondet e buxhetit të shtetit, jo vetëm që do jenë një ëndërr utopike, por do shkaktojë edhe rrokadën më të madhe përmes veprimit të ligjit, për një nivel të lartë abuzimesh aty gjatë 11 viteve. Kjo është edhe frika më e madhe e Edi Ramës.
Humbja e Bashkisë së kryeqytetit, do të thotë automatikisht skarcim të karrierës politike, teksa socialistët s’do pranojë kurrsesi të vazhdojnë të drejtohen nga një dështak që po i çon drejt greminës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›