Ministri i Drejtësisë, Nishani: Gjykata Administrative, jo peng i qëndrimeve politike

Ministri Nishani i apelon opozitës të japë konsensusin, për një miratim të shpejtë të ligjit, duke e konsideruar këtë si një kusht që vendi duhet të plotësojë për t’u bërë pjesë e BE-së
Shqipëria është vendi i fundit në rajon, që nuk ka ende Gjykatën Administrative, e cila zgjidh kryesisht mosmarrëveshjet mes biznesit dhe administratës shtetërore. Ngritja e një institucioni të tillë si pjesë e sistemit të drejtësisë është një nga kushtet, që vendi duhet të plotësojë për t’u bërë pjesë e BE. Një projektligj për ngritjen e këtij institucioni është diskutuar në komisionet e përhershme të parlamentit si dhe po mbështetet fort nga komuniteti i biznesit. Ministri i drejtësisë thote se ky organizëm nuk mund të mbetet peng i qendrimeve politike. Ligji për Gjykatën Administrative në Shqipëri hyn tek ligjet që kërkojnë një shumicë të cilësuar të votave, ose 3/5 e 140 deputetëve që ka gjithsej parlamenti. Nishani thotë se po ngrihet infrastruktura e nevojshme për trupën gjyqësore dhe hedh poshtë variantet për politizimin e kësaj gjykate. E megjithë debatet politke, kontestimet e gjata të opozitës, ligji antimafia ka dhënë rezultatet e para. 5 vendime gjyqësore të dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda kanë bllokuar asetet e bandave kriminale që kanë procese të hapura penale.
...