Shkodër, 5 000 ha në ujë, rrezikon stacioni i ujësjellësit dhe i elektrikut në Trush
SHKODER-Përkeqësohet në mënyrë të menjëhershme situata e përmbytjeve në Shkodër. Hapja e portave në hidrocentralin e Fierzës ka çuar në 5 000 ha sipërfaqen e tokës së përmbytur ndërkohë që janë shtuar zonat e izoluara.
Burime zyrtare pohojnë se tashmë jo vetëm Oboti është i izoluar, por edhe Dajci dhe Trushi si dhe komuna e Velipojës.
Nënstacioni i ujësjellësit fshat i ndodhur në Trush si dhe nënstacioni elektrik që furnizon këtë ujësjellës konsiderohen si pikat më e rrezikshme në të gjithë zonën. E gjithë vëmendja është përqëndruar atje, pasi rritja e nivelit të ujit në këtë zonë është shtuar shumë dhe ka arritur nivelin maksimal të lejuar. Aktualisht janë vënë thasë të shumtë me rërë të cilët kanë bllokuar derën hyrëse në nënstacionin e ujësjellësit, që ndodhet në fshatin, Trush.
Brenda në nënstacionin janë punonjësit dhe drejtuesit të cilët po mundohen të shmangin katastrofen. Vetëm një vit më parë për këtë ujësjellës u harxhuan investime rreth 4 milion euro të cilat rrezikojnë të humbin.
Problem më vete është nënstacioni elektrik në këtë zonë që furnizon stacionin e pompave me energji. Përmbytja e tij do të sjellë elektrizim të zonës në një rreze prej 3.5 km duke rrezikuar jetën e personave dhe të gjësë së gjallë që ndodhen në këtë rreze.
E ndërsa situata gjithnjë e më shumë po afrohet përmbytjeve të para tre viteve, shihet një neglizhencë e strukturave shtetërore duke lënë cdo gjë në mëshirë të fatit.
Nga Prefektura pohohet se situata është duke u monitoruar prej tyre gjatë 24 orëve dhe se po vazhdon shpërndarja e ndihmave ushqimore, por banorët që tashmë janë të përmbytur deklarojnë me të madhe se nuk e shohin askund shtetin dhe strukturat e tij.
Vetëm në orët e paradites për shkak të rritjes së shkarkimeve sipërfaqja nën ujë është rritur në 500 ha. Ujë tashmë ka dalë edhene pedonalen në hyrje të qytetit të Shkodrës duke nxjerrë jashtë funksionimit lokalet e shumat të zonës dhe tregjet që jaënë hyrje të Shkodrës. Dëmet që i janë shkaktuar bizneseve janë të pallogaritshme.
Tashmë gjendja në zonëne Shkodrës ka kaluar limette e normales dhe është në atotë emergjencës ndonëse institucionet vendore dhe qëndrore nuk duan të pohojnë një gjë të tillë.
Banorët e vendosur në rreth 5 mijë ha po mbijetojnë në kushte të jashtëzakonshme ndërsa thekllësia e ujit ka shkuar deri në 2 metra. Ata i luteën Zotit që të shpëtojnë gjallë nga kjo situatë. (Rezarta Dracini, Shkoder)
Rritet niveli i ujit në HEC, hapet një portë e shkarkimit në liqenin e Fierzës
Prurjet e shumta në kaskadën e Lumit Drin e kanë bërë të detyrueshme mbrëmjen e kaluar fillimin e shkarkimeve nga Hidrocentrali më i madh i vendit
Edhe pse ishte premtuar për një menaxhim teë situatës së krijuar me qëllim shmangien e përmbytjeve në Shkodër, specialistet e Fierzës filluan shkarkimet me rreth 500 metër kub në sekond nga Porta numër 3.
Burime brenda hidrocentralit të Fierzës bëjnë të ditur se kuota në basen mbrëmjen e kaluar arriti në 296.5 metër, nga 296 që është pika maksimale e prodhuesit më e madhe energjitike në vend, ndërkohë që prurjet vijojnë të jenë në 800 metër kub në sekond.
Specialistë të Fierzës bëjnë të ditur se rregullorja e këtij Hidrocentrali parashikon fillimin e shkarkimeve në kuotën e 290 metrave, por për shkak të shmangies së përmbytjeve shkarkimet janë shmangur deri mbrëmjen e kaluar kur ishte i detyrueshëm fillimi i shkarkimeve.
Shkarkimet në Fierzë kanë detyruar fillimin e shkarkimeve edhe në Hidrocentralin e Komanit, ku edhe në këtë Hidrocentral kuota është maksimale, ndërsa nga porta numër 3 e këtij Hidrocentrali janë shkarkuar gjatë gjithë natës 700 metër kub ujë në sekond.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku edhe këtu kuotat janë maksimale, ndërkohë që po shkarkohen rreth 900 metërkub ujë në sekond.
Fillimi i shkarkimeve nga te tre Hidrocentralet më të mëdhenj në vend pritet të përkeqësojë situatën në zonën e Nënshkrodës, duke zgjeruar kështu dhe hartën e zonave të përmbytura.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Rritet niveli i ujit në HEC, hapet një portë e shkarkimit në liqenin e Fierzës FRD reagon për përmbytjet në Shkodër