E Diel, 1 Nëntor 2026

Antarsimi në BE, Daçiç: S’ka status pa e njohur Kosovën

Serbia duhet të njohë pavarsinë e Kosovës nëse synon të fitojë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian në muajin mars, ka deklaruar zëvendës-kryeministri serb Ivica Daçiç.
"Ne nuk duhet të gënjejmë më njëri-tjetrin apo të tregojmë përralla, kjo është ajo që kërkohet prej nesh"- tha zëvendës-kryeministrin Daçiç.

Udhëheqësit evropianë gjatë samitit të së premtes shtyrjen deri në mars të vendimit për ta pranuar ose jo Serbinë si candidate për anëtarësim në BE, duke i bërë thirrje të qarta Beogradit për vendosjen e dialogut me Prishtinën zyrtare.
Gjithashtu Daçiç ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për dështim në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve të Serbisë pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000.

"Askush nuk e përmendi çështjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë, dhe tani, 11 vjet më vonë, ne nuk mund të marrim as kandidaturën.Nuk është e drejtë që Serbia të mos marrë kandidaturën ", ka thënë Daçiç, i cili tani drejton Partinë Socialiste të kryesuar dikur nga Millosheviçi.

Daçiç la të kuptohej gjithashtu se rezervat në lidhje me marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën janë duke u përdorur si një justifikim për të maskuar heshtjen brenda BE-së rreth zgjerimit të unionit në përgjithësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›