E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallatasarai Cana nuk eshte ne shitje

E ardhmja

Aventura e Lorik Canës te Galallatasarai nuk nisi me këmbë të mbarë. Madje përveç, dëmtimeve, ai u la jashtë formacionit të parë nga trajneri holandez, Frenk Rajkard. Më pas erdhi rumuni George Haxhi, i cili e ka rikthyer të pazëvendësueshëm në formacion. Megjithatë, mediat turke flasin për ditë “për një largim të tij në muajin janar, pasi nuk ndihet i kënaqur në radhët e ekipit turk”. Megjithatë, më në fund ka ardhur dhe një përgënjeshtrim zyrtar i klubit. Presidenti i Gallatasarait, Adnan Polat, ka bërë të ditur listën e futbollistëve që mund të largohen në merkaton e muajit janar. Ndonëse në mediat turke është përfolur shumë për një "divorc" mes klubit të famshëm të Stambollit dhe mesfushorit shqiptar, kreu i klubit është shprehur se disa nga lojtarët që mund të largohen janë: Ali Turan, Aikut, Peace, Serdar Ozkan, Gokhan Zan, Pino, Mustafa Sarp, si edhe boshnjaku Misimoviç. Ndërsa Cana shikohet si një njeri i domosdoshëm për gjigantin turk në gjysmën e dytë të sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›