E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do rishikohet lista për dëmshpërblimin e të persekutuarëve

Listat e emrave te persukutuarve të cilat janë publikuar në disa gazeta nuk janë perfundimtare . Sipas drejtorit të Shoqatës së të përndjekurëve Simon Mirakaj , në takimin që shoqatat kanë pasur me ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj ështe konstatuar se këto lista nuk jane zyrtare dhe se nga ky dëmshpërblim do të përfitojnë të gjithë ata të përsekutuar të cilët përmbushin kushtet. Mirakaj theksoj se duke marë parasysh situatën ekonomike të vendit, fondet që janë ofruar janë te arsyesshme. Këto dëmshperblime sipas ligjit duhet të fillojne të ndahen në muajin mars ,por sipas Mirakaj ,ndarja e këtyre fondeve mund të filloje më shpejt.
Interesimet e ish te persekutuarëve tashmë kanë filluar. Pavarësisht se vuajtjet e tyre nuk mund të shlyhen me lekë, ata ndjehen te entuziazmuar që qeveria Shqiptare u ka kushtuar vëmendje çështjes së tyre .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›