E Diel, 1 Nëntor 2026

Do shkoj në burg se vrava gruan time. Ju dua djema! (FOTO)

Një person nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar pasi postoi në Facebook një foto ku dukej gruaja e tij e masakruar.

Në një mesazh të shkruar në Facebook, 31 vjeçari Derek Medina, pranonte se kishte vrarë gruan e tij, 26 vjeçaren Jennifer Alfonso.

Do të shkoj në burg ose do më dënojnë me vdekje sepse kam vrarë gruan time. Ju dua djema, kujdesuni për veten. Do më shihni në lajme, u shkruante ai miqve në Facebook.

Gruaja ime po më gjuante me grushta dhe nuk do e duroja më atë abuzim. Shpresoj që ju të kuptoni, vijon ai.

Në foton e publikuar në Facebook, ai shkruante: RIP Jennifer Alfonso.

Mediat raportojnë se të enjten pasdite, ai shkoi vetë në një stacion policie dhe u vetëdorëzua duke rrëfyer se si e kishte vratë të shoqen pas një sherri në shtëpi.

Viktima kishte një vajzë nga një marrëdhënie e mëparshme, por ajo nuk u dëmtua.

Babai i Medinës thotë se i biri kishte një marrëdhënie të turbullt me të shoqen. Ata ishin divorcuar pas tre vitesh martesë, por lidhën sërish kurorë vitin e shkuar./ep

1

2

3

4

5

6

7

8

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›