E Diel, 1 Nëntor 2026

SKANDALI/ Qeveria në ikje synon të japë qindra hektarë për ndërtim në zonën e mbrojtur në Nartë

Fatmir-Mediu-dhe-Sali-BerishaBarbaria e qeverisë në largim nuk njeh kufijtë, duke prekur ku të mundë dhe sa të mundë.

Një tjetër skandal është shënuar këto ditë dhe në qendër është përpjekja e qeverisë për të lejuar ndërtime në një zonë të mbrojtur.

Konkretisht bëhet fjalë për rikthimin e një sipërfaqe prej 600 hektarësh në zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë.

Kjo zonë është shpallur e mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave më 22 tetor të vitit 2004 nga qeveria e Fatos Nanos.

Por me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pjesë të kësaj zone u shpallën për ndërtim të strukturave turistike.

Vendimi u mor nga Berisha në 14 korrik të vitit 2009 dhe qindra hektarë të kësaj zone të mbrojtura u shpallën si hapësira për ndërtime turistike, siç tregon dokumenti PDF më poshtë.

Këto ditët e fundit, kur qeverisë i kanë mbetur edhe pak orë në pushtet, po bëhet presion që ministria e Mjedisit të lejojë Agjencinë e Kthimit të Pronave që të kthejë sipërfaqen prej 600 hektarësh tek pronarët.

Pas skandalit qëndron Fatmir Mediu dhe njerëzit e tij.

Skandali thellohet po të mendohet se raportet ndërkombëtare i kërkojnë Shqipërisë që deri në vitin 2020 vendi ynë të arrijë deri në 18 përqind të sipërfaqes totale në zonë të mbrojtur.

Por barbaria e qeverisë Berisha nuk është ndalur duke e zvogëluar në ekstrem këtë sipërfaqe.

Kështu, krahas ndërhyrjes në zonën e Nartës, Berisha ka lejuar që të ndërhyhet edhe në Parkun Kombëtar të Dajtit, në zonën e Rrushkullit, në disa zona të tjera në Vlorë, duke bërë masakra në shumë territore që duhej të ishin të mbrojtura./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›