E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashën e zë virusi i deklaratave në Facebook, sulmon strategjinë e Ramës për politikën e jashtme

Basha_konferenceMeqë kryeministri në largim, Sali Berisha, nuk po i lë hapësirë që të bëjë rolin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka menduar që të hyjë në territorin që përdor më së shumti Berisha, në rrjetet sociale.

Deklaratën e radhës Basha e ka publikuar në Facebook.

Bëhet fjalë për një sulm mbi strategjinë e Ramës për politikën e jashtme.

Edhe pse nuk ka një etiketim konkret, Basha thotë se politika e jashtme e vendit duhet të udhëhiqet nga racionaliteti dhe maturia.

Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.

Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik.

Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit, shkruan Basha në FB./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›