E Diel, 1 Nëntor 2026

Do të ankohen ndaj “operacioneve terroriste” amerikane

Sipas agjencisë AP, Irani do të ankohet në OKB për “operacione terroriste’ të SHBA’ve, në mesin e të cilëve është edhe vrasje a shkencëtarëve bërthamor iranianë, deklaroi të premten negociatori kryesor i Teheranit për çështje bërthamore, Saeed Jalili, gjatë tubimit për nderë të shënimit të 32-vjetorit të okupimit të Ambasadës së SHBA’ve në Teheran.

Sipas tij, ambasadori i Iranit do të prezantojë në OKB “dokumente për komplotet terroriste amerikane kundër Iranit”.

Viteve të fundit janë vrarë disa shkencëtar bërthamor iranianë, për çka Teherani i akuzon drejtpërdrejt Izraelin dhe SHBA’të.

Ndryshe, para ndërtesës në të cilën dikur ndodhej Ambasada amerikane në Teheran, të premten u tubuan disa mijëra iranian, për të kremtuar pushtimin e saj të vitit 1979.

Disa muaj pasi përmes Revolucionit Islamik u rrëzua regjimi Shahut Riza Pahlavi, i cili mbështetej nga SHBA’të. Derisa Pahlavi ndodhej për shërim nga kanceri në SHBA, afro 400 studentë depërtuan brenda Ambasadës së SHBA’ve në Teheran, ku për 444 ditë i mbajtën peng 52 diplomatë amerikanë, duke kërkuar ekstradimin e Pahlavit.

Që nga ajo SHBA dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›