E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Do t’ju përjashtojmë 10 vjet nga BE’ja

Drama greke, që ka shkundur partnerët evropianë të Greqisë dhe ka shkaktuar një kaos të vërtetë në bursat botërore, duket se ende po vazhdon.

Në këtë kontekst, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërcënuar kryeministrin grek, Jorgos Papandreou, se do ta përjashtojë shtetin e tij nga Bashkimi Evropian për 10 vjet nëse edhe më tej vazhdon të shtyjë përpara idenë e tij për referendum lidhur me pakon e paraparë të ndihmave për Greqinë, u njoftua të enjten mbrëma në Bruksel.

Gjatë dramës njëditëshe, me një skenarë të ngjashëm me ata të klasikëve teatrorë, kryeministri Papandreou qëndroi pezull mes refuzimit të dëgjueshmërisë ndaj Brukselit dhe dorëheqjes dhe formimit të qeverisë koncensuale në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›