"Do të fitoj sërish me Milanin"
"Në futboll ekzistojnë periudhat e mira dhe ato negative, por nëse luan në një klub të madh, mund të jesh i sigurt se momentet pozitive dhe fitimi i trofeve do të kthehen". Kaka vendosi të qëndronte te Milani, duke refuzuar ofertën e Mançester Sitit. "Mendova për gjithçka kam fituar me këtë fanellë dhe për trofetë që synoj të fitoj në të ardhmen", tha ai. Vendimtare në zgjedhjen e brazilianit ishte edhe dashuria e tifozëve: "Për mua ishte shumë e rëndësishme". Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti nuk po kalon një nga momentet më të mira, por Milani do të rikthehet te triumfi. Kaka shprehet i sigurt për këtë fakt, edhe sepse kjo ishte arsyeja kryesore që ai refuzoi milionat e arabëve. "Në jetën time sportive synoj të ndjek dy shembuj: Roxherio Cenin (portierin legjendar të San Paolos) dhe Paolo Maldinin, deklaroi lojtari gjatë një interviste për televizionin brazilian ‘SportTv‘. Nëse je pjesë e një ekipi të madh, gjithmonë do të të krijohet mundësia për të fituar trofe. Për këtë jam i sigurt". Kaka pranon se e shqyrtoi ofertën e Mançester Sitit: "Vendimet e mia merren me pëlqimin e Milanit dhe politika e ndjekur nga klubi ka qenë gjithmonë që të mos i shesë yjet. Të gjitha ofertat që kanë ardhur për mua janë refuzuar, por për respekt të Milanit kemi diskutuar rreth shifrës që ofronte Mançester Siti, pasi ajo ishte vërtet shumë e lartë, vazhdoi ai. Kuqezinjtë janë një ‘biznes‘ dhe në këtë periudhë krize është më se normale që të mendohet edhe për bilancet financiare". Ish-fituesi i "Topit të Artë" ka folur edhe për Ronaldinjon: "Vazhdon të jetë i madh, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ka ndryshuar mënyrën e tij të lojës, por mbetet një gjeni i futbollit. Ka bagazh teknik të jashtëzakonshëm. Këtë e tregon në stërvitjet e përditshme. Tani ka më shumë eksperiencë, i kupton momentet delikate të ndeshjes dhe jep maksimumin në ato situata".
Në radhët e Milanit ka pasur edhe shumë zhvillime të tjera. Zv/presidenti Adriano Galiani ka folur për derbin me Interin. Ai tha: "Fitoret e shumta më kanë mësuar se duhet folur kur fiton, ndërsa kur humbet duhet të heshtësh. Megjithatë, të gjithë kanë sy dhe e panë atë që ndodhi. Nuk luajtëm më keq se Interi". Galiani foli edhe rreth çështjes "Bekham": "Jemi në fazën e bisedimeve. Lojtari kërkon të qëndrojë, e premtja mund të jetë dita vendimtare". Ndërkohë, pas operacionit të suksesshëm të Alesandro Nestës, kuqezinjtë synojnë të përforcojnë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. Pritet një lëvizje për Filip Mekses (Roma kërkon 20 milionë euro), ndërsa alternativa të tjera janë Nemanja Vidiç i Mançester Junajted dhe Daniel Ager i Liverpulit.