Do të jem më i mirë

Përfaqësuesi holandez, Ibrahim Afellay shpreson që gjërat do të ndryshojnë për të mirë për të, në sezonin 2011/12 me Barcelonën. 25-vjeçari, i cili iu bashkua katalunasve në janar nga PSV, është i kënaqur me zhvillimin e tij në Camp Nou, ku e shijoi triumfin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, pas një kohe të shkurtër që e kaloi në ekipin e Pep Guardiolas. Ai ndien se ka ende vend për përmirësim në lojën e tij.
“Mendoj se këtu ekziston mundësia që të jem më i mirë vitin tjetër. Gjashtë muajt e fundit kanë qenë të mirë. Ndihem mjaft mirë dhe në të ardhmen do të jetë edhe më mirë”, tha mesfushori holandez. “Kam qëndruar në këtë klub vetëm për disa muaj, por qysh tash ndihem lojtar më i mirë se para se të vija këtu”, shtoi ai.
Afellay nuk luajti nga minuta e parë në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United, por trajneri Guardiola e futi në lojë holandezin në fund të ndeshjes.
“Ngadhënjimi në Ligën e Kampionëve ishte thjeshtë fantastik. Ishte hera e parë për mua dhe ishte një ndjenjë e pabesueshme. Manchester United është ekip i madh, por ne patëm paraqitje më të mirë dhe e shfaqëm klasin tonë”, përfundoi përfaqësuesi holandez.