Gjithcka eshte e vendosur per perballjen e sotme me Bosnjen per Euro 2012

Udhëtimi drejt Bosnjë-Hercegovinës zgjati mbi dy orë, ndërsa me të mbërritur aty i priti hoteli me emrin e qytetit historik kroat, Dubrovnik, ndonëse qyteti është krejtësisht bosnjak dhe mysliman me emrin Zenicë.
Pasi i la futbollistët e tij që të pushonin për 4 orë, trajneri Kuzhe i nxorri ata në fushën e stadiumit e stadiumit të “Bilino Poljes”, impiant ku do të luhet ndeshja e sotme për eleminatoret e Euro 2012. Kroati duket se e ka ndarë mendjen për formacionin.
Në portë, Ujkani, në qendër të mbrojtjes Cana e Curri dhe në krahë Dallku e Vangjeli. Në mesfushë, Skela është i pozicionuar djathtas dhe Agolli majtas, ndërsa në qendër është dyshja e forcës Lala-Bulku, për të qenë në sulm Salihi e Bogdani. Shkodrani do të jetë ndoshta edhe me detyra shtesë në mesfushë, në varësi nga mënyra e zhvillimit të takimit.
Mediat boshnjake kanë piketuar Skelën, veteranin e mesfushës, i cili ka treguar një emër mbi të gjithë: Hamdi Salihin. “Aktualisht, - u shpreh vlonjati, - Salihi është lojtari ynë më i rëndësishëm. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, por ai është veç. Po kështu, edhe tek klubi i tij, Rapid i Vjenës, shënon gola të mrekullueshëm”. Media boshnjake nuk harron të theksojë se Salihi ka vendosur fitoret ndaj Luksemburgut dhe Bjellorusisë me golat e tij, ndërsa të dyja ato ndeshje përfunduan 1-0.
Kështu pra, Shqipëria luan shanset e saj, shanse që ende ekzistojnë në këto eleminatore dhe që mund të shtohen ose të pakësohen në varësi të rezultatit të sotëm në fushën e Bosnjë-Hercegovinës.