Kombetarja zgjon kujtimet e ndeshjes historike te 96-s ne Bosnje
Pesëmbëdhjetë vjet më parë ishte ndryshe, krejt ndryshe. Skuadra kombëtare shqiptare shkonte për një ndeshje miqësore në Bosnjë-Hercegovinë në një kohë tjetër, kur aroma e barutit dhe e vdekjes ishte ende në ajrin e ish-republikës jugosllave. Ishte kthimi i vizitës së boshnjakëve në Tiranë, një ndeshje që u luajt po në Zenicë, siç do të luhet kjo e sotmja, ndërsa udhëtimi u bë nga Mali i Zi e pastaj nga Kroacia. Në Split, një ushtar paqeruajtës gjerman u tha kuqezinjve: Ju jeni të çmendur që po shkoni në atë vend.
Por kombëtarja e Neptun Bajkos shkoi, hipur në një autobus, jo si kombëtarja e sotme e Kuzhes që kishte në dispozicion avionin çarter. Ndeshja ishte një homazh për popullin e Bosnjë-Hercegovinës, më të martirizuarin e Ballkanit në jetë të jetëve, e zhvilluar pasi u këndua në stadiumin e “Bilino Poljes” himni i republikës së re, me titullin “Ti je e vetmja”, e kompozuar nga i madhi këngëtar boshnjak, Dino Merlin.
Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria u ndanë në barazim 0-0, por s’ishte ky qellimi kryesor për të cilin po luhej. Boshnjakët ishin të lumtur vetëm që ekipi i tyre përfaqësues dilte në fushë, që flamuri i tyre valëvitej lart në ajër dhe që himni i tyre shpërndahej në ajër.
Me të hedhur hapat e parë, të pasigurt e të lodhur, përfaqësuesja boshnjake u tregua e denjë për traditën e saj, duke mundur Italinë 2-1 në një miqësore po në vitin 1996, duke fituar 2-1 në Slloveni për eleminatoret e kampionatit botëror të vitit 1998 dhe duke humbur vetëm 2-3 nga Kroacia, po për këto eleminatore.
Sot nuk është më ajo Bosnjë-Hercegovinë, nuk është ekipi që erdhi ilegalisht në Tiranë në nëntor 1995, duke kaluar lumenjtë e pyjet për të shkuar në Zagreb që nga trualli boshnjak. Nuk është Bosnjë-Hercegovina që u pajis me fanella nga mikpritësit shqiptarë, por gjithsesi, kur shkohet drejt këtij vendi, kujtimet e tmerreve dhe vuajtjeve sikur rizgjohen dhe kupton se, pavarësisht nga rëndësia e futbollit, atje nuk vlen vetëm rezultati i një ndeshjeje.