Vdes piloti irlandez, Brien

‘Tourist Trophy’ e ka sjellë edhe një viktimë. Derek Brien, pilot irlandez, ka vdekur të hënën mbrëma, pas rrëshqitjes në xhiron e parë të garës së Supersport, në pistën e njohur për vështirësi dhe rrezik. Gara është ndërprerë menjëherë.
34-vjeçari Brien është piloti i tretë që e humb jetën në edicionin e sivjetmë. Të martën që shkoi, të njëjtin fat e përcolli edhe pilotin e Sidecar, Bill Currie dhe pasagjerin e tij, Kevin Mor. Në historinë e tij më shumë se njëqind vjeçare, ‘Tourist Trophy’, i cili e ka pistën e gjatë rreth 60 kilometra, rrethohet nga shtëpi, mure e shtylla.
Nga viti 1949 deri në fund të viteve të shtatëdhjeta, kjo garë ishte pjesë e Botërorit (gara për Shpërblimin e Madh të Britanisë së Madhe), por më pas ajo ishte përjashtuar për shkak të rrezikut të madh. Thuhet se deri tash rreth 230 pilotë e kanë humbur jetën në Snaefell Mountain Course.