Do te jete ftohte ne Oslo gjate ndeshjes Shqiperi-Norvegji
Pritet të jetë mbrëmje e ftohtë sonte në kryeqytetin norvegjez. Përfaqësuesja shqiptare do të ndeshet me një klimë me të cilën nuk është edhe aq e familjarizuar dhe temperatura duhet të jetë në -6 gradë celsius në kohën kur ndeshja do të jetë duke u luajtur.
Për norvegjezët kjo është diçka normale, pasi gjatë dimrit temperaturat mund të arrijnë deri në -40 gradë celsius. Koordinatat e vendit skandinav janë të ngjashme me Siberinë dhe Alaskën.
Stafi teknik dhe mjekët e skuadrës vendase i kanë këshilluar lojtarët që të bëjnë kujdes dhe gjatë stërvitjeve janë veshur njëlloj si të ishin skiatorë dhe jo futbollistë.
Nuk dihet sesa do të ndikojë temperatura tek loja e kuqezinjve, por e sigurt është se më të favorizuar do të jenë norvegjezët.