Mourinho rrezikon dënimin nga FIFA

Anëtari i komisionit të sportivitetit dhe përgjegjshmërisë sociale në FIFA, Brajan Himenez, njëkohësisht president I Federatës së Futbollit të Guatemaleës, e quajti të papërgjegjshëm Zhoze Mourinjon, personazhin që akuzoi qeverinë botërore të futbollit për manipulimin e votimit të trajnerit më të mirë të 2012.
Himenez shtoi se triumfi i De Boskes as që mund të vihet në dyshim, pasi I tillë ishte vullneti i votuesve. Ai shtoi më tej se FIFA do të hetojë nëse deklaratat e Zhoze Mourinjos janë të vërteta për të marrë më pas masat e nevojshme për të përmirësuar imazhin e këtij institucioni./Indeksonline/