E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Zgjedhjet e 15 nëntorit, rëndësi kombëtare

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Deutsche Welle ka theksuar se zgjedhjet e 15 nëntorit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
"Është procesi i parë elektoral në Kosovën e pavarur, demokratike, sovrane dhe shumë etnike. Është procesi i parë i konkurrencës së lirë në nivel lokal për spektrin politik. Zgjedhjet e 15 nëntorit kanë vlerën dhe rëndësinë nacionale", theksoi Thaçi.
Kryeministri i Kosovës ka falenderuar edhe gjithë spektrin politik për fushatën e qetë dhe demokratike, për konkurrencën e mirëfilltë demokratike. "Kjo po tregon se ne po zhvillojmë demokracinë e re, se po e zhvillojmë një vend shumë etnik, një vend me përfaqësim shumë përfshirës në jetën e re demokratike. Pra i besoj plotësisht suksesit më 15 nëntor , suksesit të shtetit të Kosovës", theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›