Do te niseni per plazh

Nëse jeni gati te niseni per ne plazh, kujdesi ndaj lekures nuk eshte kurre i tepert. Mjeket dermatologe keshillojne te ruheni madje edhe nga vajrat qe ju servirin si nxirës artificiale.
Melanoma apo kanceri i saj tashme ka filluar te shfaqet edhe tek moshat e reja.
Kur dielli tepron mos iu drejtoni kabinave te solareve. Mjeket nuk ua rekomandojne.
Mos u tregoni indiferente as perpara rrezeve natyrale. Nje krem mbrojtes me factor 30 i mjafton nje lekure mesdhetare. Nuk mund te thuhet e njejta gje per nxiresit artificial.
Per shkak te ekspozimit pa kujdes ne diell melanoma apo kanceri i lekures tashme nuk eshte vetem nje semundje e 50 apo 60 vjecareve.
Sipas specialisteve ajo gjithnje e me teper po shfaqet tek moshat 20- 25 vjec. Prandaj mjeket apelojne qe nese vini re qe dicka nuk shkon ne lekuren tuaj, eshte shfaqur ndonje shenje qe nuk e keni pasur me pare apo nje nishan ka ndryshuar forme, edhe nese nuk ndjeni dhimbje beni nje vizite tek dermatologu.