E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje automjet ka perplasur nje 13-vjecar ne Shijak

Një 13-vjecar është përplasur nga një automjet gjatë kohës që po lëvizte me bicikletë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Katër Ruugët në Shijak. Sipas, policisë 13 vjecari S.  Mushlika, banor i Shijakut, është transportuar për në spitalin e Durrësit nga drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, për tu dorëzuar më pas në polici. Mjekët bëjnë të ditur se fëmija ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, për shkak të goditjes së fortë që ka marrë në kokë dhe frakturave të shumta që janë shkaktuar në trup si pasojë e përplasjes  nga automjeti. Familjaret pretenduan dergimin e tij ne Spitalin Ushtarak, por mjeket kundershtuan levizjen e femijes. Ata po japin ndihme ne spitalin e Durresit.  Ndërkohë  policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›