Vidhet trau i hekurudhes me gjithe kabinen e rojes ne rrugen Jordan Misja

Trau u vendos në 5 qershor, kur kandidati për deputet i PDIU Tahir Muhedini i përfshirë edhe nga ethet e fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare, jo vetëm financoi për ndërtimin e tij, por premtoi se do paguante edhe një roje deri në shtator për ta bërë atë sa më funksional.
Tani vetëm shinat i kanë mbetur hekurudhës, por siç e kanë nisur nuk do jetë çudi që edhe ato të përfundojnë në ndonjë pikë skrapi.
Ndoshta dhe atëherë banorët do jenë po aq indiferentë sa këto 5 ditë, kur hajdutë të papërgjegjshëm hoqën trarët një e nga një dhe së fundi krejt kabinën e rojës.
Mbikalimi i rrugës automobilistike konsiderohet i paligjshëm dhe jashtë çdo rregulli sigurie si për automjetet por edhe për kalimtarët.
Aksidentet nga treni ishin parandaluar nga vendosja e traut, gjatë këtij muaji në kryqëzimin e hekurudhës me rrugën “Jordan Misja”, kur për të njëjtën periudhë kanë ndodhur dy të tillë në kryqëzimin tjetër rreth 900 metra larg në perëndim.