Premtimi i Bashes Gati te perballem me mazhorancen e zullimit
Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi që ta mbyllë fushatën përmes një takimi me anëtarët e kësaj partie në kryeqytet.
Në fjalën e tij në këtë takim, Basha shprehu vendosmërinë e tij se nesër në krye të PD-së të zhvillojë një luftë frontale e ballore ndaj mazhorancës së re, për ta nxjerrë atë sërish në opozitë.
“Gati të bëj opozitë të fortë ndaj dyshes së zullumit Rama-Meta. Gati të përballem me këtë mazhorancë të zullimit”, vuri në dukje Basha.
Në vlerësimin e tij, një nga shkaqet e humbjes ishte edhe mungesa e vëmendjes ndaj bazës, anëtarëve dhe militantëve të PD.
“Kjo garë po vërteton se si ne demokratët në momentet jo më të mira tonat rreztojmë vlera dhe dinjitet për qytetarët e politikën shqiptare. Falenderoj nga zemra çdo anëtar që u përfshi në këtë proces të jashtëzakonshëm dhe emancipues. Të nisim rrugën tonë drejt rikthimit dhe fitores. Kemi vendosmëri për tu ringritur. Anëtari i PD është sovran i padiskutueshëm. Zgjedhjet do zhvillohen sipas parimit një anëtar një votë. Nuk shoh asnjë arsye që ky parim të mos jetë në statutin e PD. Unë do kërkoj mendimin e sovranit për çdo veprim, kjo duhet të kthehet në një normë standarde në punën e PD. Të mobilizojmë çdo mendje, çdo shpirt, çdo anëtar”, u shpreh Basha.
Takimet për prezantimin e platformës në Durrës dhe Kavajë
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar prezantimin e platformës së tij për drejtimin e Partisë Demokratike, në Durrës dhe Kavajë. Zoti Basha ka theksuar se vetëm të bashkuar, demokratët do të mund të kthehen shpejt në qeverisjen e vendit dhe vazhdimin e realizimit të ëndrrës evropiane të shqiptarëve. “Më lejoni të ndaj një rrëfim me ju! Që nga ditët e para, kur miq, dashamirë, njerëz që duan të më shohin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre pyesnin: - “Kë ke në Durrës, kë ke në Vlorë, po në Shkodër kë kemi, në Korçë kë ke, po në Gjirokastër kë kemi!? Dhe përgjigjja ime ka qenë vetëm një: - Në Durrës, në Korçë, në Shkodër, Gjirokastër, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë kam dhe kemi Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë e Sali Berishës, partinë e Azem Hajdarit. Vetëm kështu, të bashkuar, vëllezër dhe motra, do të nisim një rrugëtim të fuqishëm, për rikthimin sa më shpejt në krye të asaj që na takon, destinacionit tonë historik, të asaj që presin shqiptarët prej nesh, udhëheqjen e ëndrrës së tyre evropiane” – u shpreh Basha. Zoti Basha ka garantuar të gjithë anëtarësinë, se në drejtimin e PD prej tij, vendimmarrja do të jetë atribut i anëtarëve të PD. “Çdo anëtar i PD, nga themeluesi, tek qëndrestari dhe anëtari më i ri do të kenë akses të plotë, të thonë hapur mendimin e tyre, për çdo çështje që i takon PD. Nuk mund dhe nuk do të mjaftohemi më në pikëpamjen time, me vendimmarrje që janë të mbyllura, të ngushta, të kufizuara por duhet t’ia rikthejmë atributet e plota sovranit në Partinë Demokratike, që janë anëtarët dhe anëtaret e PD” – theksoi Basha.