Do të të tradhëtoj i dashuri

Në episodin e radhës “Kourtney & Kim Take Miami” që do të transmetohet këtë muaj, Kim e ka këshilluar motrën e saj Kourtney, që të kalojë kohë më të gjatë me të dashurin e saj Scott, se sa me fëmijët.
“Ti më shumë i je përkushtuar fëmijëve, se sa të dashurit tënd. Nëse vazhdon kështu ai do të të tradhëtoj dhe kjo e tëra për fajin tënd” i ka thënë Kim, motrës së saj, e cila i ka dy fëmjë me të dashurin Scott Disick.
Ndërsa Kim ka qenë e bindur në fjalët e saj, Kourney është shokuar, duke thënë se dëshiron ti bëjë të gjitha gjërat së bashku, si një familje e bashkuar./Indeksonline/