Dobësimi i lekut, miliardat që fitoi qeveria
Zhvlerësimi i lekut shqiptar gjatë pjesës së parë të këtij viti i ka shërbyer qeverisë edhe për rritjen e taksimit të shqiptarëve, bëhet e ditur nga ekspertë të fushës. Qeveria besohet se ka përfituar miliarda lekë më shumë të ardhura nga tatimet e doganat, si pasojë e vlerës më të ulët të lekut, miliarda që në fakt i kanë paguar konsumatorët. Edhe qeveria nuk e mohon se ka përfituar të ardhura shtesë, por vlerësimet e sakta se sa kanë qenë përfitimet, mungojnë.
"Mosrealizimi i të ardhurave në dogana ka ardhur si pasojë e rënies së vlerës së importeve, edhe pse zhvlerësimi i lekut kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë ka ndihmuar në zbutjen e këtyre efekteve negative. "Kontribuuesit" kryesorë të mosrealizimit të të ardhurave në dogana janë tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akciza", thotë Ministria e Financave në një raport mbi të ardhurat buxhetore për 7-mujorin.
Qeveria shqiptare realizoi të ardhura prej 61.7 miliardë lekësh (475 milionë euro) nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) gjatë 7-mujorit. Të ardhurat nga kjo taksë janë rritur me 4.5 për qind kundrejt vitit të kaluar, por e gjithë rritja është shkaktuar nga zhvlerësimi i lekut kundrejt euros dhe dollarit me 6.5 për qind.
Faktin që të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje, qeveria e ka propaganduar si tregues të rritjes ekonomike pozitive në vend gjatë kësaj periudhe. TVSH është taksë mbi qarkullimin e mallrave në ekonomi dhe shërben edhe si tregues i drejtpërdrejtë i ecurisë së përgjithshme të prodhimit të brendshëm bruto.
Zhvlerësimi
Mallrat e importuar në Shqipëri raportohen si importe në euro ose në dollarë dhe konvertohen me kursin mesatar të raportuar nga Banka e Shqipërisë para se t‘u pritet fatura fiskale. Vitin e kaluar, një dollar kushtonte mesatarisht 80 lekë, ndërsa një euro 122 lekë. Këtë vit, një dollar kushton 92-95 lekë, ndërsa një euro 130-133 lekë. Ky zhvlerësim i lekut, shoqëruar me shtimin e përdorimit të referencave doganore, bëri që të ardhurat e doganave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për mallrat e importit për 7-mujorin të jenë pak më të larta se vitin e kaluar, ndërkohë që importet në Shqipëri janë ulur me rreth 140 milionë euro.
Taksim pa ligj
Zhvlerësimi i lekut ka sjellë tendencë të konsiderueshme në rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në vend, ndërsa ka rritur koston e jetesës edhe për dhjetëra mijëra familje që kanë kredi në valutë të fortë. "Inflacioni është një lloj taksimi që vendoset pa ligj nga qeveria", ka thënë ekonomisti nobelist, Milton Friedman. Zhvlerësimi i lekut dhe taksat shtesë që e shoqërojnë, sipas Bankës së Shqipërisë, kanë qenë shkaqet kryesore të inflacionit relativisht të lartë që Shqipëria po përjeton aktualisht. Inflacioni vjetor në korrik ishte 2.2 për qind, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte 3.7 për qind. Për ekspertët, problemi tashmë është inflacioni i pjesës së mbetur të vitit. Tregjet priten të furnizohen me prodhimin vendas deri në fund të shtatorit, më pas do të nisë importi i artikujve ushqimorë, çmimi i të cilëve është edhe më i lartë se ai i prodhimeve të fermerëve. Rifillimi i importeve të vjeshtës pritet të shkaktojë tension në rritje në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri.
Por, përveç çmimeve të shportës së mallrave, të cilat monitorohen nga INSTAT, një sërë mallrash të tjerë, si për shembull kostoja e kredive bankare, apo çmimet e banesave të kuotuara në euro, nuk llogariten si pjesë e inflacionit.