E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobësohet euro, forcohet dollari

Dollari amerikan arrin pikun. Kriza ekonomike që ka përfshirë eurozonën e ka dobësuar ndjeshëm monedhën euro duke vlerësuar monedhën amerikane. Në kursin e këmbimit valutor një dollar është shkëmbyer sot me 109 lekë duke arritur kështu vlerën më të lartë krahasuar kjo me 2011.

Përgjatë vitit që sapo lamë pas monedha amerikane ka qëndruar në kuotën e 99 lekëve, ndërkohë që në javët e para të këtij viti dhe sidomos ditët e fundit është vlerësuar me rreth 10 pikë më shumë. Ndërkohë që euro shkëmbehet me rreth 138 lekë nga 142 lekë që ka qenë shkëmbyer më parë.

Sipas specialistëve efektet kryesorë të shvlerësimit të euros kanë ardhur si rezultat i vendimit të angjensisë së vlerësimit Standart end Poors për të ulur kreditimin e nëntë vendeve europiane. Që prej ditës së premte kur agjensia e vlerësimit S & P reduktoi nivelin e kreditit për vendet e eurozonës duke përfshirë Francën, Italinë, Portugalinë etj bursat europiane u tronditën dhe euro arriti në nivelin e saj më të ulët në 16 muajt e fundit kundrejt dollarit amerikan.

Të gjitha këto efekte janë ndjerë tashmë edhe në Shqipëri, ku euro qëndron në kuota të ulta në krahasim me vlerat e mëparshme. Ndërsa monedha amerikane forcohet dita-ditës. Kjo tendencë e vlerësimit të monedhës Amerikane pritet që të vazhdojë gjatë, pasi tashmë ekonomia amerikane ka fituar qëndrueshmëri në krahasim me ekonominë e Europës, e cila po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›