E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafi i Obamës: Romney një spekulator

Sipas një lajmi të bërë publik nga mediat amerikane, bëhet e ditur se kandidati për President, Mitt Romney është konsideruar nga stafi i Obamës si një spekulator. “Mitt Romney është një spekulator.

Ai që në të kaluarën, në krye të fondit të investimeve Bain Capital, ka shkatërruar biznese dhe nxjerrë në rrugë shumë punëtorë”. Sulmi i ashpër këtë herë nuk vjen nga kandidatët e tjerë që konkurrojnë për zgjedhjet paraprake republikane, por nga stafi elektoral i Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Edhe Presidenti Obama duket se sheh tek Romney, njeriun që ka shumë të ngjarë që në 6 nëntorin e ardhshëm ta ketë sfidant për postin më të lakmuar në planet dhe me sa duket u ka besuar përgjegjësve të fushatës së tij, detyrën për ta goditur kundërshtarin . Kështu edhe pse kanë mbetur edhe 11 muaj nga gara elektorale, sfida është ndezur tashmë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›