E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Iranit: Mos blloko transportin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Iranin kundër çdo veprimi që kërcënon rrjedhjen e naftës nga Gjiri Persik.

Zyrtarët e marinës thanë se në incidente të ndara, tri anije iraniane, të pajisura me armë të montuara kanë ndjekur një anije të marinës amerikane, jashtë Gjirit, në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.

Nuk raportohet të ketë pasur gjuajtje dhe thuhet se anijet iraniane janë tërhequr.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se SHBA-ja dëshiron të sigurohet se është e gatshme për çdo lloj situate dhe se i ka të gjitha mundësitë në tavolinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›