E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dobjani: Ari i konfiskuar, te kthehet

Rozeta Rapushi

Sistemi i drejtesise dhe institucionet qe merren me regjistrimin, kthimin apo kompensimin e pronave, jane me problematiket per qytetaret shqiptare. Ne harkun kohor te nje viti, numri me i madh i ankesave qe jane bere tek Avokati i Popullit, i perket ketyre institucioneve shteterore. Dhe ajo qe bie ne sy, eshte fakti se pjesa me e madhe e ankesave jane zgjidhur ne favor te atyre qe jane ankuar, duke nxjerre ne pah problemet e administrates se ketyre institucioneve. Te dhenat behen publike ne raportin rreth 400 faqe, qe Dobjani do te lexoje javen e ardhshme ne Kuvend, mbi veprimtarine e institucionit te tij per vitin 2008 dhe rekomandimet qe Avokati i Popullit i ben qeverise. Ne krye te tyre, eshte dhe kerkesa per hartimin e nje ligji per "Kthimin dhe kompensimin e prones se luajtshme". Bazuar ne ankesat qe i jane depozituar, Dobjani i kerkoi kryeministrit Sali Berisha, qe te nxise hartimin e nje ligji per kthimin e pronave te luajtshme ne vend, si ari, sendet e tjera me vlere apo bagetia e marre vite me pare. Kerkese qe kreut te qeverise Berisha, i eshte bere ne qershor te vitit qe shkoi dhe iu perserit ne 22 dhjetor 2008. Por per kete kerkese, ende nuk eshte marre asnje pergjigje nga ekzekutivi apo ndonje nisme per hartimin e nje ligji te tille. 117 ankesa, jane bere tek Avokati i Popullit, per zvarritje ne regjistrimin e pasurise se paluajtshme, vecanerisht te apartamenteve dhe oborreve te banesave private. 140 prej tyre, u zgjidhen ne favor te ankuesve, c'ka verteton problemet ne administraten e prones ne vend. Ne keto kushte, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani ka kerkuar permiresimin e ligjit per kthimin e pronave, si dhe zbatimin e vendimeve qe Gjykata Kushtetuese ka dhene per to. Jane 55 ankesa per vitin 2008, qe u bene per zbatimin e ligji "Per Token". Banoret ankohen se ligji nuk eshte zbatuar si duhet, ka mbivendosje dhe zvarritje te zgjidhjes se problemeve te tyre. Nga ana tjeter, ne raport bie ne sy dhe numri i larte i ankesave qe jane bere kunder sistemit te drejtesise. Ne te thuhet se, 677 ankesa jane bere tek Avokati i Popullit kunder Ministrise se Drejtesise dhe sistemit te burgjeve ne vend. Shtetasit, ankohen per kushtet e keqija ne burgje si vendimet e pa drejta te ministrise. Mbrapa nuk mbetet Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, institucione ndaj te cileve jane ankuar 635 persona duke nisur nga dhuna qe ushtron policia dhe funksionimi e trajtimi i punonjesve. Dhe ushtaraket apo ish-ushtaraket i jane drejtuar Avokatit te Popullit, Dobjani per padrejtesite qe ata mendojne se u jane bere. 144 ankesa jane bere vetem nga ushtaraket, per probleme me pensionet e tyre, mos marrjen e gradave qe meritojne apo menyren se si trajtohen me ushqim.

Rekomandimet e Avokatit te Popullit

Rekomandohet hartimi dhe paraqitja per miratim te projektligjit per "Kthimin dhe kompensimin e prones se luajtshme"

Kerkese kryeministrit Sali Berisha, per mos pranimin e propozimit per rritjen e cmimit te energjise elektrike.

Te krijohet institucioni i edukimit per vendosjen e te miturve qe kane kryer vepra penale.

Te ndryshohet ligji per "Kujdesin shendetesor".

Ndryshim i ligjit per "Pensionet shteterore suplementare te personave qe kryejne funksione kushtetuese".

Rekomandohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, per mos lejimin e pjesemarrjes se femijeve ne fushata elektorale.

Rekomandohet marrja e masave organizative dhe ligjore per zgjidhjen e problemit te mos derdhjes se kontributeve shoqerore te bashkeshorti/es te ushtarakeve qe kane perfituar pagesen e papunesise per periudhen 1993-2003.

Rekomandohet marrja e masave per identifikimin e numrit te pergjithshem te personave, qe kane perfituar pagesen e papunesise ne baze te ligjit per "Statusin e Ushtarakut te Forcave te Armatosura"

Rekomandohet marrja e masave per te rregulluar ligjerisht trajtimin e vecante te te semureve qe vendosen ne kushte karantine si dhe pagesen e personelit qe punon ne spitalin infektiv.

Rekomandohet hartimi i nje rregulloreje te vecante per emigrantet e paligjshem, qe strehon Qendra Pritese e Viktimave te Trafikut, ne Linze.

Rekomandohet, revokimi i pjesshem i Urdhrit te Ministrit te Rendit Publik, per pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporte per jashte shtetit.

Rekomandohet plotesimi i Rregullores per zhvillimin e matures shteterore.

Rekomandohet ndryshimi i urdhrit "Per numrin e te punesuarve ne median e shkruar", i percaktuar ne udhezimin per metodologjine e vleresimit te deklarimeve te subjekteve per numrin e te punesuarve ne median e shkruar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›