Perurohet Banka Italiane per Zhvillim e "Jeronim de Rada"
Kryeministri Berisha peruroi dje rrugen "Jeronim de Rada" dhe monumentin e kultures "Truma e dugajave te reja" ne qytetin e Shkodres, investim me vlere 12 milione leke. "Kjo shetitore ka qene ne dekada dhe shekuj, aorta e qytetit, luksi me i madh i jetes se ketij qyteti. U rrenua perkohesisht dhe u rinovua madherishem, me te gjithe bukurine dhe vlerat e saj", theksoi kryeministri. Ne vijim te vizites ne qytetin e Shkodres, kryeministri Berisha mori pjese ne ceremonine e inaugurimit te hapjes se Bankes Italiane per Zhvillim. Ai theksoi se, kjo banke ka si mision te saj kreditimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, me nje shume fillestare 25 milione euro. "Une perfitoj per ta falenderuar me shume mirenjohje qeverine italiane, popullin mik italian per ndihmen dhe solidaritetin e jashtezakonshem, qe kane deshmuar ndaj Shqiperise dhe shqiptareve per kontributin e tyre thelbesor, ne sukses te perpjekjeve tona per ndertimin e ekonomise, tregut dhe demokracise ne Shqiperi", u shpreh kryeministri.