Berisha: Rama, fushate me vdekjen
Duke e vleresuar kete si nje dite te vecante per Shkodren dhe nje rikthim te madh tek vlerat e saj, kryeministri Berisha u shpreh se ky qytet mijeravjecar, mban ne gjirin e vet visaret me te cmuara te qyteterimit shqiptar dhe qyteterimit perendimor ne pergjithesi. Ai nuk ka munguar te shprehet ne inaugurimin e rruges pedonale "Kole Idromeno", para qytetareve shkodrane ne inaugurimin e Bankes Italiane per Zhvillim si dhe para studenteve te Universitetit "Luigj Gurakuqi", se ne mandatin e dyte te qeverisjes se tij, do te kete investime madhore. Njeheresh nuk ka qendruar jashte sulmeve ndaj kryetarit socialist Rama, duke bere thirrje qe qytetaret shkodrane dhe ato shqiptare duhet ne levizin ne "korsine" djathtas. "Nje alternative apo nje hije, po qarkon neper Shqiperi dhe kjo eshte hija e atij, i cili nuk ka alternative tjeter vetem shpalljen e te vdekurve ne aksident si te vrare nga qeveria, nuk ka alternative tjeter vetem krijimin e skandaleve, nuk ka alternative tjeter vec mbrojtjes se dosjeve, per te mbrojtur arkivin e tij te tmerrshem familjar, nuk ka alternative tjeter pervec mashtrimeve dhe trillimeve", ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, teksa sulmoi ashper kryetarin e PS, Rama. Ai u beri thirrje qytetareve te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise, qe ne interesin me te madh te tyre dhe te femijeve te tyre te mos harrojne. "Ju bej thirrje qe ne interesin me te madh tuajin dhe femijeve tuaj mos harroni, nuk them mos harroni kurre lakuriqesine e tij, por mos harroni kurre si i numeroi votat ne bashki, mos harroni kurre se si u ngrit dy metra duke numeruar votat dhe duke i fabrikuar ato, eshte i biri i te atit nuk ka te ardhme, eshte e shkuara", theksoi kryeministri. Njeheresh ai ka nenvizuar para studenteve faktin se duhet te ecet vetem djathtas, pasi eshte rruga e mbare, rruga e lirise, e cila erdhi me te djathten ne Shqiperi. Sipas tij rruga me te, nuk eshte rruge e lehte, ajo eshte rruge e lodhshme, por eshte lodhja e ngjitjes. "Ndersa majtas eshte mbrapa. Majtas eshte mashtrimi. Asgje ne historine e njerezimit nuk ka mashtruar me shume njeriun, sesa doktrinat dhe filozofit e majta. Imagjinoni se cdo te thote majtas sot ne Shqiperi. Kujtoni pak skenen, ua thash dhe qytetareve ne shesh, harrojeni Edi Ramen si nje politikan lakuriq qe del plazheve te botes. Harrojeni Edi Ramen si nje njeri qe dhunon Kodin me te shenjte te njeriut, Kodin e Vdekjes, dhe ben mitingje per te shpallur te vrare, te aksidentuarit", deklaroi Berisha. Sipas tij, Shkodren dhe Ramen i ndajne shekuj dhe mijevjecare te sakrificave te ketij qyteti, per liri dhe dinjitet njerezor. I ndan e verteta dhe mashtrimi. "Shkodra ka rendur pas te vertetave te medha te njeriut dhe qyteterimit, ndersa Rama pas mashtrimeve, trillimeve, shpifjeve te panumerta, skandaleve qe i krijon nga njeri tek tjetri per te fshehur arkivat e tmerrshme te krimit", u shpreh kryeministri Berisha. Ai shprehu garancine se PD shkon drejt mandatit te dyte pasi e beri Shqiperine nje vend terheqes dhe te besueshem per investitoret e huaj. Vetem ne dhjetor-janar jane nenshkruar 3.5 miliarde euro kontrata per hidrocentrale, per parqe energjetike te tjera te medha dhe per fabrika te medha. Ne kete kontekst, kryeministri garantoi se ne vitet qe vijne, keto do te duken shume pak sepse do te kete kontrata te tjera me te medha qe do te firmosen. A.G