PD: Koalicioni me LSI, u keqkuptua Berisha
Partia Demokratike ka reaguar dje, ndaj disa mediave te cilat, sipas saj, kane keqinterpretuar deklarimet e nje nate me pare te kryeministrit Berisha lidhur me koalicionet e mundshme paszgjedhore. Zedhenesi i Partise Demokratike Gerti Bogdani, tha gjate nje konference per shtyp, se disa media te kontrolluara nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kane abuzuar me tituj si "Berisha nuk ben koalicion me Ramen, por me Meten, pas zgjedhjeve". "Ky eshte nje trillim i shemtuar dhe amoral i Rames, por edhe nje keqperdorim ekstrem i mediave ne vend dhe perdorim i tyre, si organe te mashtrimit", ka qene deklarata e Bogdanit. Ai sqaroi se "Kryeministri ne deklaraten e tij te mbremshme, ka bere te qarte se Rama dhe Meta jane gjysmat e kalbura te nje molle, me te cilet nuk ben koalicion". Parti Demokratike i thote Edi Rames, te heqe dore nga praktika te tilla, te shpifjeve dhe trillimeve sepse ky eshte nje standard i papranueshem.