E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lul Berisha: Me avokatin kam konflikte familjare

Tirane- Kreu i "Bandes se Durresit", Lulzim Berisha ka refuzuar dje qe te mbrohej nga avokati i caktuar kryesisht nga gjykata, duke deklaruar se me te, kishte konflikte familjare. Me pas ai eshte larguar nga salla ne menyre demonstrative. Gjykata ka vendosur qe t'i drejtohet Ministrise se Drejtesise, per te marre masa ndaj avokateve, te cilet jane bere pengese per zhvillimin e procesit gjyqesor.

Seanca

Pas 3 muajsh shtyrje te procesit ne ngarkim te 17 te pandehurve, te cilesuar si anetare te "Bandes se Durresit", te gjithe avokatet mbrojtes kane qene prezente. Pikerisht ne momentin kur i penduari i bandes, pandehuri Adriatik Coli do te niste rrefimin e bemave te grupit, i cilesuari si kreu i bandes, Lulzim Berisha eshte ngritur ne kembe. Ai i eshte drejtuar gjykates se nuk donte te mbrohej nga avokati i caktuar kryesisht.

"Me avokatin Agron Gjelia, kam pasur konflikte te hershme familjare. Dua te mbrohem nga nje prej avokateve te zgjedhur nga une, Ilia Ilia ose Arben Qeleshi", ka deklaruar dje Berisha. Nga ana tjeter trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, ka bere me dije se kane kaluar plot 6 seanca gjyqesore, qe nga momenti i caktimit te avokatit kryesisht, si dhe nuk ka pretenduar se ka pasur konflikte me te. Per kete gjykata ka rrezuar kerkesen e te pandehurit Berisha. Por vendimi i marre nga trupi gjykues eshte hedhur poshte nga ana e Berishes. "Mire, ti mund ta vazhdosh procesin gjyqesor, por une po largohem", u kunderpergjigjur i pandehuri Berisha. Me njehere pas largimit te tij nga salla, avokati i caktuar kryesisht, Agron Gjelia ka vendosur ta braktise sallen, duke hequr dore nga mbrojtja e klientit te tij. Pas ketij kausi te shkaktuar nga i cilesuari si kreu i "Bandes se Durresit", Luzim Berisha, gjykata eshte terhequr per te marre nje vendim te ndermjetem. Ne saje te ketij vendimi, trupi gjykues vendosi qe te therrase dy avokatet e kerkuar nga i pandehuri Berisha, per ta mbrojtur ne procesin gjyqesor.

Masa

Gjithashtu gjykata sqaroi se, do t'i dergoje Ministrise se Drejtesise, te gjitha procesverbalet e tre muajve te fundit te procesit, si dhe vendimin e marre dje per shtyrjen e seances. Nepermjet ketyre procesverbaleve do i kerkohet Ministrise se Drejtesise, qe te marre masat e duhura, ndaj avokateve te cilet jane bere pengese e zhvillimit te ketij procesi gjyqesor. Gjyqtari Brahimllari theksoi dje se, nga 53 seanca gjyqesore 36 prej tyre jane shtyre per mungese te avokateve mbrojtes. Ashtu si edhe ne seancat e meparshme, prokurori i ceshtjes i kerkuan trupi gjykues qe te zhvillohej gjyq cdo dite, ne menyre te tille qe procesi te ecte. Te pandehurit e ketij procesi gjyqesor jane Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Indrit Tuallaj, Kujtim Buna, Altin Olloni, Adriatik Coli, Osman Korpuzi, Plaurent Dervishaj, Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu dhe Ahmet Ajeti. Sipas Prokurorise, ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme, per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, banda e ka zanafillen e saj ne vitin 1997, ne krye te se ciles, qendronte i pandehuri Lulzim Berisha. Me pas banda do te ndahet ne dy grupe, te cilat u kthyen edhe ne rivale, midis Berishes dhe Klodian Saliut, ky i fundit i ekzekutuar.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›