Dobrushi: Rreth 7 mije femije pa arsimin baze
Vitet e fundit numri i femijeve qe braktisin sistemin shkollor parauniversitar shkon 6.000-7.000. Kete shifer e konfirmon Sindikata e Arsimit ne vendin tone, e cila duke iu referuar statistikave te Ministrise se Arsimit ka bere nje studim per braktisjen e shkolles nga keta femije."Cdo vit pothuajse 6 mije deri ne 7 mije femije braktisin shkollen dhe nje numer edhe me i madh, eshte i atyre femijeve qe frekuentojne me nderprerje, me ore apo me dite" ka pohuar kreu i Sindikates se Arsimit, Xhafer Dobrushi. Sipas tij, arsyet te cilat i detyrojne keta femije te lene mesimin jane te ndryshme. Nder me kryesoret jane punesimi i tyre ne moshe te vogel, per shkak te kushteve te veshtira ekonomike. Po keshtu, kushtet ekonomike i detyrojne nje pjese te mire te prinderve, qe te mos dergojne femijet ne shkolle pasi nuk kane mundesi t'u blejne tekstet shkollore. Studimi ka evidentuar edhe zonat me problematike te braktisjes se shkolles nga femijet e sistemit parauniversitar. Zonat me problematike jane zona e Kamzes ne Tirane, Durresi, Fieri, Korca. "Nga Qarku i Tiranes, zona e Kamzes eshte me problematikja. Po keshtu probleme ka Durresi, Fieri ku nje kontingjent i madh i nxenesve jane rome, te cilet kane mungesa te shumta per shkak te shkeputjes here pas here nga shkolla. Te tilla raste njihen edhe ne Elbasan edhe ne Korce. Nderkohe ne Shkoder ka braktisje te arsimit parauniversitar, por ketu rastet tregojne se pergjithesisht jane femijet e ngujuar" tha Dobrushi. Sindikalistet, se bashku me aktore te tjere te interesit kane filluar nje projekt pilot ne 21 shkolla te vendit, per trajnimin e 120 mesuesve, te cilet po punojne me rreth 3.000 nxenes problematike, qe jane nje kontingjent i rriskuar per braktisjen e shkolles.
Varferia
Kushtet e veshtira ekonomike i detyrojne nje pjese te mire te femijeve, te lene shkollen dhe t'i drejtohen trotuareve duke shitur paketa cigaresh dhe artikuj te ndryshem. Me te varfrit ulen ne trotuare, duke kerkuar lemoshe.
Varferia
Kushtet e veshtira ekonomike i detyrojne nje pjese te mire te femijeve, te lene shkollen dhe t'i drejtohen trotuareve duke shitur paketa cigaresh dhe artikuj te ndryshem. Me te varfrit ulen ne trotuare, duke kerkuar lemoshe.